
Electrolux është lideri global për pajisjet elektro-shtëpiake dhe pajisjet për përdorim profesional, duke shitur më shumë se 40 milion produkte në vit në 150 vende të ndryshme të botës. Fokusi ynë është te risitë të cilat, janë dizenjuar në mënyrë të kujdesshme, të bazuara në vëzhgimin intensiv të konsumatorit, për të plotësuar të gjitha nevojat e tij dhe profesionistëve. Produktet tona përfshijnë frigoriferë, larëse enësh, lavatriçe, fshesa me korent dhe soba të shitura nga markat e njohura si Electrolux, AEG-Electrolux, Zanussi, Eureka dhe Frigidaire.
Në 2008, Electrolux ka shitje prej 105 billion SEK dhe 55,000
Risitë e dizenjuara me kujdes
I gjithë dizajni jonë dhe zhvillimi i produkteve është i bazuar në filozofinë i dizajnit të kujdesshëm. Ky është një përafrim holistik, rrënjosur kjo nga tradita Skandinave e dizenjimit, ku kryesorja është të plotësohen të gjitha kërkesat e konsumatorëve. Kjo përfshin funksionalitetin, përdorueshmërinë, touch & feel, pamjen vizive dhe mbi të gjitha eksperiencën e përdoruesit nëpërmjet të gjitha aspekteve në jetën e produkteve, që nga momenti që një konsumator fillon të zhvillojë një interes, që nga blerja, instalimi, përdorimi dhe përfundimisht hedhja. Dizenjoja duhet të krijojë emocion dhe dëshirë në përdorim, por gjithashtu duhet të sigurojë që aspektet racionale të eksperiencës së përdoruesit të përfshihen te emocionet e përdoruesit dhe pritshmëria funksionale.
Mbrojtje e mjedisit
Grupi Electrolux përpiqet të sigurohet që produktet e tij, shërbimet dhe tregtimi të kontribuojë në zhvillimin e pandërprerë. Për këtë arsye, dizajni i produkteve synon të zvogëlojë impaktin negativ në mjedis nëpërmjet ciklit jetësor të produktit, zvogëlon konsumin e energjisë, shpërdorimi dhe ndotja vëzhgohet rregullisht për tu përmirësuar. Grupi i Electrolux ka drejtim proaktiv në lidhje me legjislacionin e mjedisit, dhe inkurajon furnizuesit të pranojnë të njëjtat principe mjedisore si ato të ndjekura nga Electrolux.
Electrolux është krenar t'ju ofrojë produkte që ndikojnë direkt në zhvillimin e vazhdueshëm. Pajisjet të lehtësojnë ngarkesën e punëve lirojnë njerëzit për punë më kreative. Higjena e përmirësuar e ajrit zvogëlon riskun për sëmundje. Përfitimet në ushqyerje nga pajisjet ftohëse janë të panumërta,në të njëjtën kohë ushqimi ruhet dhe nuk shpërdorohet. Larëset e enëve dhe lavatriçet kursejnë energji dhe në të njëjtën kohë e bëjnë jetën më të lehtë për familjet.
Për më shumë informacion për zhvillimin e vazhdueshëm në Grup, ju lutem shkoni te
